f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Friday, August 10, 2012

Dafina Zeqiri : E vërteta e Historis sime me LEDRIN


Dafina Zeqiri: E vërteta e historisë sime me Ledrin
Ajo është një nga këngëtaret më ekstravagante të skenës shqiptare. Gjithmonë novatore, me këngë dhe klipe tejet europiane. Të njëjtën gjë demonstroi edhe fundjavës së kaluar ku ishte e ftuar në gjysmëfinalen e “X Factor Albania”. Dafina Zeqiri, këngëtarja RNB, ka sjellë një performancë të mrekullueshme që ka ngritur publikun e teatrit “Klan” në këmbë dhe ngazëllyer atë në shtëpi. E famshme në Shqipëri, veçanërisht me bashkëpunimin e saj me reperin 2Po2 dhe këngëtaren Tuna në hitin “Vibe”, Dafina në këtë intervistë ekskluzive për “Summer Time”, tregon se përsos thashethemeve që qarkullojnë në lidhje me prishjen e shoqërisë së saj me Tunën, nuk ka asnjë të vërtetë. Por sa i përket historisë së saj të dashurisë me reperin Ledri Vulaj?! Ajo tregon se….
Dafina, si ishte të performonit në “X Factor”?
Shumë e mrekullueshme. Për pak mendova se edhe unë isha finaliste. Ishte shumë-shumë bukur. Keni performuar me Sheilën.
Ajo ka qenë e preferuara juaj që në fillim?
Unë jo vetëm se performova me Sheilën, por në fakt ajo më ka pëlqyer gjithmonë shumë. Për më tepër në një koncert që kam pasur në Tiranë e kam pasur të ftuar atë. Më ka pëlqyer dukja e saj, sjellja e saj, look-u i saj, performanca e saj, zëri i saj, dhe jam e kënaqur që unë kam pasur mundësinë ta mbështesja atë.
Kohët e fundit nuk keni qenë shumë prezente në Shqipëri, kjo sepse tashmë dëshironi ta fokusoni të ardhmen tuaj në Europë?
Kam shumë angazhime edhe brenda Kosovës edhe jashtë saj dhe nuk kam pasur shumë kohë në fakt. Kështu që jam shumë-shumë e lumtur që erdha në Shqipëri. E dua Shqipërinë, e dua Kosovën, të gjithë jemi një dhe kjo është shumë bukur.
Këngët tuaja më së shumti janë në anglisht, kjo pikërisht për të tentuar tregun botëror të muzikës?
Unë jam rritur në Suedi dhe kam jetuar me muzikë anglisht. Që prej moshës 10-vjeçare që shkruaj tekstet e mia unë i shkruaj në anglisht, dhe punoj me muzikë anglisht. Gjithmonë kam kënduar anglisht dhe më është dashur kohë deri sa ta mësoj mirë gjuhën shqip, edhe pse e kam përmirë- suar mjaft, ndonjëherë bëj edhe ndonjë gabim, që besoj është i mirëkuptueshëm. Vetëm kam dëshirë t’i mbaj të dyja linjat muzikë anglisht dhe shqip.
Për sa i përket look-ut keni një pamje gjithmonë tejet evropiane, ka një model që ndjek Dafina?
Unë që e vogël kam parë fashionshow, dhe Suedia është e njohur për fashion, dhe për veshjen e popullit dhe gjithë populli suedez vishet bukur. Kështu që ka qenë e natyrshme sjellja dhe look-u im në skenë.
Ajo që ka bërë së fundmi bujë në shtypin rozë dhe mediat sociale është lidhja juaj me reperin Ledri Vulaj. Mund të na tregoni diçka më tepër rreth kësaj lidhjeje?
Unë dhe Ledri jemi kolegë. Kam shumë respekt për të. Vazhdojmë të jemi kolegë dhe të bëjmë muzikë së bashku.
Nuk ka një histori dashurie mes jush?
Shumë jeni të interesuar për të ditur këtë histori, por unë nuk ju tregoj (qesh).
Po përse është krijuar gjithë kjo histori dhe zhurmë nga njerëzit, shtypi dhe fansat?
Nuk kanë faj njerëzit, fansat duan që reperi më i mirë të jetë së bashku me këngëtaren e tyre të preferuar.
Ju keni qenë mike me Tunën, përveçse keni bashkëpunuar. Vazhdon miqësia juaj?
Për sa i përket projekteve me të unë për momentin po punoj solo dhe me disa producentë nga jashtë, dhe nuk kam ndonjë plan për ndonjë bashkëpunim të ri me të. Do të fokusohem tek vetja ime tashmë, më vonë nuk i dihet.
Vazhdon shoqëria mes jush?
Gjithmonë. Unë kam respekt për kolegët e mi. Të gjithë i respektoj dhe do të vazhdoj t’i respektoj.
Çfarë do të sillni të reja për fansat tuaja?
Jam duke punuar në disa projekte të reja që do t’i gëzojë fansat. Javës tjetër do të lançohet klipi im i ri “Tonight”. Jam shumë e lumtur për mbështetësit që kam dhe i falënderoj të gjithë që vijojnë të më mbështesin dhe më duan. Gjithashtu, dua të falënderoj ata që më përkrahin mamin dhe motrën time.  Ilda Lumani Koha Jone