f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Wednesday, August 29, 2012

Skandaloze: Më 2011, 404 priftërinj kanë ngacmuar fëmijët


Në fund të gushtit u botua dokumenti Aktiviteti i Selisë së Shenjtë, që sjellë detaje tronditëse se sa priftërinj janë raportuar më 2011 për ngacmim të fëmijëve. Nga 404 priftërinjtë të akuzuar për keqbërje, Papa ka shkarkuar vetëm 125

Dokumenti ka 1366, ndërsa kushton 80 euro. Ai mund të gjendet edhe në internet. Ditorja kroate “Jutarnji List” sjellë pjesët më të rënda për akuzat kundër priftërinjve.

Zyra Disiplinore e Kongregacionit vitin e kaluar ka nisur 599 procedura, nga të cilat 440 ndërlidheshin me “delicta graviora” (vepra të rënda). Në mesin e tyre janë 404 raste të ngacmimeve të priftërinjve dhe murgjve ndaj të miturve. Kongregacioni ka dërguar tek Papa kërkesën që nga roli i klerit të shkarkohen 125 vetë, ndërsa për 135 të tjerë është kërkuar shkarkimi nga shërbesat.

Kongregacioni për klerin ka lëshuar edhe 540 përjashtime nga detyrimet e priftërinjve, dhe këto për 49 dhjakë të dioqezave dhe 26 të manastireve, për 280 priftërinj të dioqezave dhe 185 murgj. Shumica e tyre këtë e kanë kërkuar për shkak të martesës.

Të dhënat interesante kanë të bëjnë edhe me faktin se në Vatikan në fund të vitit 2011 ishin 594 shtetas: 71 kardinalëve, 307 zyrtarë të kishave me status diplomatik, 51 zyrtarë të kishave, një murgeshë, 109 rojet zvicerane të Papës, dhe 55 laikë. Lejen e qëndrimit e kishin edhe 238 vetë që nuk kanë nënshtetësi të Vatikanit.

Xhandarmëria e Papës vitin e kaluar ka lëshuar 96 gjoba për shkeljet në trafik brenda Shtetit të Vatikanit. Xhandarmëria thuhet se pos në disa raste të caktuara, ka eliminuar gati tërësisht vjedhjet e parave të xhepit. /Telegrafi/

Shikojeni shfaqje horror - Krime ne Syria 300-600 njerëz të vrarë ( VIDEO )


Për krimin e tij të fundit kundër njerëzimit regjimi Asad bëri të sigurt kamerat e veta ishin atje për të dokumentuar tmerrin e plotë të 300-600 njerëz të vrarë në tre ditë, shumica e tyre ekzekutohet.

TV Regjimi-drejtuar Sirisë Dunia, dhe të rinjtë e tij gazetar Micheline Azazit, kanë transmetuar se çfarë duhet të jetë ndër pjesët më të dënueshme moralisht e raportimit të luftës të prodhuara ndonjëherë. Shikojnë shfaqje horror këtu:


Ky Skoka Normal Hiq... Video

Ky Skoka Normal Hiq... Video


Imiter une moto avec une canette - Insolite

Ja c'far ndodh ne banjot e vajzave...ahahaha shaka e madhe VIDEO


Tuesday, August 28, 2012

Shiko se qfar muzike ben me Muskujt e Trupit (VIDEO)

Gati filmi italian me Çiljetën e Bjordin [Video Eskluzive]


Gati filmi italian me Çiljetën e Bjordin [Video Eskluzive]
Pas afro një viti nga lajmi  rreth angazhimit në film të Çiljeta Xhilagës dhe Bjordi Mezinit, publikohet trajleri jozyrtar i "Floorless". Këngëtarja Xhilaga dhe ish banori i "Big Brother Albania", Bjordi, ishin përzgjedhur nga regjisori i ri Jetmir Pjetërnikaj,  për të aktruar në filmin “Floorless”, të xhiruar në Itali.
Bëhet fjalë për një film me metrazh ta gjatë, një gjini shumë të vështirë siç është trilleri. Në lojë janë shtatë personazhe të cilët që në fillim të filmit paraqiten në jetët e tyre, më saktë duke shkuar secili për hesap të vet në të njëjtin supermarket, por që janë të panjohur për njëri-tjetrin. Këtu një punëtor mirëmbajtjeje i supermarketit, me sa duket me probleme mendore apo i mbingarkuar me dëshira paksa të çuditshme, vendosë të bëjë një rreng për një grup blerësish që do gjendeshin brenda një ashensori.
Dhe janë pikërisht këto shtatë personazhe që gjenden në këtë ashensor, i cili në një moment të caktuar bllokohet me dashje nga punëtori. Brenda kësaj “kutie” të vogël dhe ngulgatëse zhvillohet gjithë ngjarja e filmit, e cila përfundon me një vrasje.
Çiljeta në film ka rolin e një baristeje, ajo është shtatzënë, diku në muajt e fundit dhe është një nga personazhet që gjendet e mbyllur në ashensor. Këngëtarja ka luajtuar edhe herë të tjera role sekondare, si p.sh. tek filmi “Ishte kohë për dashuri”, por mbase kësaj here roli i saj do është më sfidues, pasi bëhet fjalë për një triller psikologjik dhe aktorët janë më së shumti italianë, por edhe personazhet duhet të flasin në italisht.
Ndërsa Bjordi,  që luan rolin e një djali me autizëm, duhet ta ketë pasur të natyrshme përshtatjen në film, për arsye të njohjes së gjuhës dhe ambientit, pasi ka kaluar rreth 20 vite të jetës së tij në Itali, ndërkohë që pasioni për filmin i shemb çdo pengesë.
Akoma nuk dihet data e saktë e shfaqjes së filmit, ndërsa trajleri jozyrtar i publikuar këto ditë, jep një pasqyrë rreth asaj se si do të duket filmi.
Azhornimi i fundit: E Marte, 28 Gusht 2012 14:37

Getoar Selimi: Tash ju kallxoj si palohen reperat !


Getoar Selimi: “Tash ju kallxoj si palohen reperat” !

Pas një pushimi të shkurtër me të dashurën e tij në Itali dhe në Zvicër ai është kthyher dje në orët e herëshme të mëngjesit në Prishtinë. 
Reperi i njohur Getoar Selimi i Tingullit 3nt dhe njëkohësisht koka e rep labelit më të përfolur kohët e fundit në trojet shqiptare “BABA STARS”, ka paralajmëruar fansat e tij që të presin hitin e radhës i cili do t’i “paloj” të gjithë reperat tjerë.
Kënga për të cilën bëhet fjalë quhet “N’Prishtinë”, sipas informacioneve që vetë Getoar Selimi kishte postuar në Facebook xhirimet e këngës do të fillojnë që nesër dhe kënga pritet që të jetë gati nga fillimi i shtatorit.
Më poshtë i keni disa rreshta të këngës – “N’Prishtinë”.



Arbesa Sinanaj përlot jurinë e X-Factor ne GJERMANI (VIDEO)

Tinejxherja shqiptare e cila jeton në Gjermani, Arbesa Sinanaj, ka arritur të përlot jurinë e emisionit gjerman të talentëve “X-Factor”, me performancën e saj të jashtëzakonshme.
Arbesa është pranuar që të vazhdojë më tej spektaklin, me shpresën se mund të arrijë në finalen e madhe.
16 vjeçarja arriti të përlot me zërin e saj anëtaren e jurisë, Sandra Nasic, teksa me mbresa ka mbetur edhe vokalisti i grupit Scooter. Anëtare e jurisë në X-Factor gjerman është edhe këngëtarja e njohur Sarah Conor./Telegrafi/


Monday, August 27, 2012

Çiftet ‘VIP’ që u dhanë fund historive të dashurisë


Viti 2012 për disa nga emrat e njohur të skenës shqiptare nuk ka qenë aq i mirë. Disa prej tyre, shpesh edhe mjaft të preferuar për publikun, u kanë dhënë fund historive të tyre të dashurisë. Disa kanë qenë lidhje të gjata, disa fejesa e disa të tjerë kanë qenë të martuar. Tani ata janë sërish vetëm, sërish në kërkim të lumturisë.

Gazeta Mapo ka përzgjedhur disa nga lidhjet më të përfolura mediatike të personave publikë shqiptarë:

Adela dhe Bjordi

Padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun qysh prej hyrjes së tyre në edicionin e dytë të ‘Big Brother’. Adela dhe Bjordi patën një lidhje të gjatë, e cila zgjati plot 3 vjet. Ata u bënë jo vetëm një çift i konsoliduar, por bënë që edhe më skeptikët të besonin në dashurinë e tyre. Shfaqja e tyre e fundit së bashku, ishte natën e 18 shkurtit, kur filloi ‘Big Brother 5’. Pas kësaj Bjordi u largua për në Itali, ndërsa Adela vazhdoi me planet dhe projektet e saj në media në Tiranë. Kjo shtoi dyshimet se mes tyre diçka nuk funksiononte. Vetë Adela dhe Bjordi nuk dhanë asnjë arsye se përse kjo lidhje nuk funksionoi më. Ata u përpoqën që motivet që çuan në fundin e historisë së tyre të mos i bënin publike, por largimi i Bjordit në Itali mendohet se ishte një arsye e fortë që bëri që historia e tyre të ndërpritej.

Kastro Zizo dhe Erleta Hoti

Kastro Zizo vetëm pak kohë më parë i ka dhënë fund martesës së tij të dytë. Para ndarjes ai pohoi se ishte mjaft i lumtur pas ardhjes në jetë të vajzë së tij, Nias dhe marrëdhënia me Erletën po ecte më së miri. Po krejt papritur mësuam se ai ishte ndarë edhe nga Erleta, duke i dhënë fund kështu edhe martesës së tij të dytë. Lidhja e Kastros me vajzën e njohur të ekranit kosovar u bë publike rreth një vit më parë, gjatë pushimeve të çiftit në Dhërmi. Në fillim ata u përpoqën ta mohonin si lidhje, por më pas nuk hezituan ta bënin publike, duke treguar se ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Pas lajmit të shtatzënisë së Erletës, çifti u martua në një ceremoni private dhe jetonin të dy në Prishtinë, ku Kastro punon si drejtor në një kompani mediatike.

Rozana dhe Mc Kresha
Ky vit duket se nuk ka qenë më i miri sa i përket jetës private të këngëtares Rozana Radi. Lidhja e saj me reperin kosovar Mc Kresha ka marrë fund në korrik të këtij viti. Rozi dhe Kresha jetuan historinë e tyre përreth një vit mes Prishtinës dhe Kosovës. Po duket se diçka nuk shkoi ashtu siç ata e kishin planifikuar, pavarësisht dashurisë mes tyre. Ata për një kohë të gjatë ishin edhe një nga çiftet e preferuar të revistave dhe mediave të tjera, në faqet e para të të cilave folën shpesh për lidhjen e tyre.

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula
Dafina dhe Ledri kanë qenë një tjetër çift i njohur, i cili pas gati një vit lidhjeje i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Fundi i kësaj historie ka shkaktuar jo pak telashe për të dy protagonistët. Vetëm pasi mbaruan xhirimet me sukses të këngës së tyre “Tonight”, edhe lidhja e tyre pësoi krisje. Shkak kryesor për t’i dhënë fund kësaj dashurie dyshohet se ka qenë presioni shumë i madh nga ana e Ledrit për të vazhduar më tej lidhjen me Dafina Zeqirin. Lidhja e tyre u vu në shënjestër edhe të grupit kundërshtar të Baba Stars, OTR. Në një këngë të Noizyt, ironizohej lidhja e Dafina Zeqirit me Ledrin. Sipas tekstit të këngës, Dafina para se të lidhej me Ledrin ka pasur shumë lidhje të tjera me këngëtarë që janë edhe miq të Ledrit. Po si të mos mjaftonin këto, një tjetër sherr mes ish-të dashurit të Dafinës, Kranarit dhe Ledrit duket se përkeqësoi gjithçka. Ndarja e Ledrit dhe Dafinës ndodhi në momentin kur karriera e të dyve arriti kulmin me këngën ‘Tonight’, e cila u kthye vetëm për pak javë në një nga këngët më të klikuara shqiptare në internet, duke thyer çdo rekord të mëparshëm të artistëve shqiptarë.

Landi i West Side Family
Landi i grupit të njohur West Side Family ishte një tjetër person i njohur, i cili këtë verë e kaloi si ‘single’. Pas një lidhjeje të gjatë me Irisin dhe një martese që zgjati disa vite, Landi dhe Irisi i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Ndërkohë, pas këtij ndryshimi në jetën e tij, vera e djalit simpatik duket se ka kaluar në plazhet e jugut me shoqërinë e tij, por edhe mes femrave simpatike. Njohja e tij me Irisin ka ndodhur qysh në rininë e hershme dhe pas shumë e shumë vitesh të lumtur kanë vendosur që ta celebrojnë lidhjen e tyre, duke e bërë kështu zyrtare për të gjithë. Të dy, si Landi edhe Iris, ishin besimtarë në të njëjtën kishë, një lidhje shumë e fortë kjo përgjatë gjithë këtyre viteve. Madje kënga “Mesazh”, një këngë që çmendi të gjitha vajzat në kohën kur u lansua, ka qenë një dedikim për Irisin.

Bertina dhe Erioni
Një nga çiftet e tjera shumë të dashura për publikun, dalë nga edicioni i tretë i ‘Big Brother’, fillimi i vitit 2012 i ka gjetur të ndarë. Bëhet fjalë për Bertinën dhe Erionin, lidhja e të cilëve mori fund pikërisht në prag të Vitit të Ri 2012. Arsyet se përse çifti u nda nuk u bënë asnjëherë publike, njëlloj si në rastin e Adelës dhe të Bjordit. Pas ndarjes, mesa dimë, Erioni vazhdon të jetë ende vetëm, ndërsa jeta private e Bertinës ka mbetur një mister. Pavarësisht skepticizmit ndaj medias dy muaj më parë, Bertina u përfol për një lidhje me ish-këshilltarin e Behxhet Pacollit, Esad Pushkar, por së fundmi ajo nuk është parë më në shoqërinë e tij.

Ledri: U largova nga “Baba Stars”, shkaku i Getoarit dhe Dafinës


Ledri: U largova nga “Baba Stars”, shkaku i Getoarit dhe Dafinës

Ledri Vula një nga liderët e grupit Baba Stars, krejt papritur në datën 13 korrik deklaron zyrtarisht në faqen e tij në Facebook:

‘Që sot nuk do të jem më pjesë e muzikës. Lë gjithçka pas ka të bëjë me muzikën për t’iu përkushtuar regjisë’. Lajmi tronditi jo pak fansat e Ledrit dhe grupit Baba Stars. Veçanërisht duke pasur parasysh që grupi kohët e fundit ka qenë në qendër të medias rozë. Ledri mund të konsiderohet si personazhi më i përfolur mediatik këto gjashtë muajt e fundit.
Fillimisht, historia e tij e dashurisë me Dafina Zeqirin e shndërroi në protagonist të tabloideve. Për disa muaj, çifti e ruajti me fanatizëm lajmin dhe kur u zbuluar filloi një kalvar i gjatë shkrimesh, lajmesh, thashethemesh që synonin të zbulonin të vërtetën e kësaj lidhjeje. Pasi çifti shkojnë në Los Angeles për të xhiruar klipin e tyre ‘Tonight’, fotot e publikuara në faqet e tyre në Facebook si dhe thashethemet që sa vinin e shtoheshin rreth tyre i dhanë fund hamendësimeve.



Po, Ledri dhe Dafina ishin bashkë. Ende pa shijuar famën e krijuar nga kjo lidhje e artë për median që e pasqyroi fort, Ledri bëhet sërish epiqendra e skupit më të madh mediatik të muajit maj, shkruan Bluetooth.
Ai në krye të grupit Baba Stars, përleshet me Noizyn dhe një anëtar tjetër të grupit OTR. Në aeroportin e Zyrihut dy bandat rivale në muzikë dhe në jetën personale përleshen në aeroportin e Zyrihut.
Por, duke qenë se lajmi kryesor ishte përleshja askush nuk u mor me detaje të llojit: Ledri ishte i pari që u hodh dhe u përlesh me Noizyn, pavarësisht se Ledri kurrë nuk ka pasur ndonjë debat apo sherr personal me NOizyn.
Në të vërtetë ka qenë Getoar Selimi, ai që ka pasur problem me Noizyn. Për hir të Getoarit, duke e konsideruar mik dhe jo vetëm koleg dhe bashkëpunëtor, Ledri përgjaket dhe ishte i vetmi nga grupi që pësoi dëme fizike pas kësaj përleshjeje.
Madje, Ledri është ai që ironizohet edhe më shumë në këngën e Noizyt ‘Na jena OTR’, pavarësisht se Getoari ka qenë shkaktari i të gjithë sherreve të ndodhur me Noizyt dhe anëtarëve të tjerë të Baba Stars.
Në Prishtinë, Ledri rrihet me Krenar Çoçaj për hir të Daffyt, Getoari nuk ndërhyn
Pikërisht atëherë kur grupi Baba Stars dukej më i fortë se kurrë, kur anëtarët e tij dukeshin më të lidhur se kurrë, një ngjarje tjetër do të trondiste njëherë e mirë themelet e një shoqërie në të vërtetë pa baza.
Gjatë muajit qershor, menjëherë pas Video Festit Muzikor, Ledri Vulaj ka shkëmbyer një puthje publike me të dashurën e tij që mesa duket ka nxitur zemërimin e ish të dashurit të këngëtares Krenari, i cili më parë ka qenë mik me Ledrin. Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj e ka rrahur në orët e para të mëngjesit të datës 8 qershor, teksa Ledri ka dalë nga një klub nate në Prishtinë.
Ledri ka qenë i shoqëruar nga Getoar Selimi i cili gjatë kohës kur miku i tij rrihej barbarisht, ka qëndruar duke parë skenën pa lëvizur as majën e gishtit për ta ndihmuar. Ngjarja e cila është pasqyruar në media e ka përmendur këtë fakt por në mënyrë sipërfaqësore.
Më pas, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Ledri ka marrë një vendim për tu larguar njëherë e mirë nga Labeli Baba Stars dhe jo vetëm. Gjithashtu ai i ka dhënë fund, marrëdhënies me të dashurën e tij Dafina Zeqiri e cila u bë molla e sherrit mes Ledrit dhe Krenarit, të cilët dikur kanë qenë miq e sot përveçse mbajnë statusin e ish të dashurve të këngëtares janë shndërruar edhe në armiq të përbetuar.
Ledri nuk e ka mohuar aspak faktin se Getoar Selimi dhe tradhtia e tij e kanë detyruar të heqë dorë nga muzika dhe grupi Baba Stars. Sa për Dafinën, Ledri ka pritur deri ditën e ditëlindjes së saj për ti dhënë lajmin e ndarjes. Duke vepruar kështu, Ledri duket se ka dashur të hakmerret edhe ndaj të gjitha të këqijave që i erdhën nga lidhja me një prej personazheve më të përfolur të show bizit Dafina Zeqiri.

Gjithashtu, Ledri me mbështetjen e familjes së tij ka gjetur një rrugë tjetër artistike; nuk ka për të hequr dorë nga arti, sepse së shpejti thuhet se Ledri do ti hyjë studimeve për regjisurë. Megjithatë, të gjitha lajmet e kohëve të fundit, faqet e fansave në Facebook, tregojnë qartë se Ledri është ndër personazhet më të dashur e gjithashtu ndër rreperët me më shumë fansa që mezi presin kthimin e tij në muzikë.

Dy Gra: Rrihen Mes Vete Në Supermarket (Video)


Për të njëjtin produkt nga supermarketi kishin nevojë të dy gratë. Së pari njëra e gjeti dhe e futi në shportën e saj me rrotë, kurse pak sekonda pas saj, aty pari kaloi e dyta grua, e cila me shpejtësi e mori nga shporta e gruas tjetër (duke menduar se nuk do të vërehet) dhe plasi sherri. Të dyja nuk mund ta kishin të njëjtin produkt, andaj filluan shtyrjet dhe grushtet. Por, më mirë shikoni vetë se si rrodhi e tërë kjo në një supermarket diku në botë, e që ka zënë vend në  

Ermali dhe Françeska ndahen përfundimisht?




Ermali dhe Françeska, çifti që krijuan lidhjen dhe arritën së bashku deri finale të Big Brother Albania 5, duket se përfundimisht janë të ndarë.

Dyshja u raportua se ishin përplasur disa javë më parë, të cilën më vonë u munduan ta mbulonin me disa foto plazhi çift në Vlorë, duke pohuar se gjithçka kishte qenë një thashetheme, por duket se tash nuk po arrin ta fshehin dot të vërtetën.

Miq të tyre të përbashkët kanë pohuar për Panorama Plus se mes tyre ka marrë fund gjithçka.
Se Ermal Merdani dhe Françeska Jaçe janë ndarë përfundimisht nga njëri-tjetri e konfirmon edhe fakti se ata e kanë hequr statusin “in relationship” në profilet e tyre zyrtare në Facebook. /Telegrafi/

Video: Çfarë ndodh në të vërtetë natën në pyll


kafshetnatenTë gjithë kemi menduar se kafshët e sidomos ariu që flenë tërë natën, por kjo video tregon të kundërtën.

Shikoni këtë ari se si me ritëm të mrekullueshëm e kruan shpinën në një dru.

Vjedhje e Kordinuar bashkeshortore ...


Ja cili është 18-vjeçari shqiptar i bashkohet Juventusit


Klubi i Juventusit formalizoi marrjen hua të 18-vjeçarit shqiptar, Elvis Kabashi, nga skuadra e të rinjve të Empolit.
Në mjediset sportive fillimisht flitej për një blerje, madje në media qarkulloi shifra prej 1,8 milionë eurosh për mesfushorin e ri shqiptar, shifër e pakonfirmuar, por dhe e papërgënjeshtruar deri tani.
Elvis Kabashi, megjithë moshën e re, ka lindur në shkurt të vitit 1994, është shquar për fizikun e fuqishëm dhe teknikën e lartë.
Specialistët vënë në dukje një karakteristikë të veçantë në fushen e lojës: megjithëse është mëngjërash, Elvis Kabashi luan shumë mirë edhe me këmben e djathtë.
Ai është i aktivizuar me skuadrën kombëtare shqiptare të U-19. Jo rrallë ate e kane krahasuar me lojtarin e kombëtares italiane De Rossi, për aftësinë e tij në mbulimin e disa roleve si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse

Pushka per femna nuk osht, vertetonu me ket VIDEO


Aksidente ne uj -Aksidente qesharake ne uj VIDEO


Shifni Se Qfar Ben Ky 8 Vjeqar (VIDEO)


Saturday, August 25, 2012

Dy vjeçarja i shpëton për mrekulli vdekjes (VIDEO)


Një vajzë dy vjeçare i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes teksa ra nga motoçikleta dhe për pak sa nuk u godit nga një makinë e cila po kalonte një kryqëzim në Jinhua, provincën Zhejiang.
Pamjet tregojnë një person që ecën me motoçikletë e ndalon në semafor teksa krejt papritur, një vajzë e vogël rreth 2 vjeç, e veshur me fustan të bardhë që qëndron në pjesën e përparme të motoçikletës bie në tokë e për pak sa nuk goditet nga një makinë që nis të ecë. /albeu.com/ 

Shikoni me kujdes çfarë i ndodhi autobusit (VIDEO)


Martohet me 3 gra për një ditë




Në Kongo një burrë ka martuar tre gra për një ditë.
Burri i përket fesë së krishterë dhe sipas medieve botërore, prifti ka patur problem të gjej në Bibel mundësinë që lejon një burrë të merr më shumë se një grua.
Me në fund Prifti e ka gjetur dhe i ka mundësuar burrit të pasur të martohet me tre gra dhe atë në një ditë.
“Edhe në atë kohë shtatë gra do të marrin një burrë: Bukën tënde do hamë dhe veshjet e tua do i veshim, vetëm që të mbajmë emrin tënd, na e hiq prej nesh turpin”, thotë fjalia nga Bibla (isaija 4:1) që i plotësoi dëshirën burrit të pasur nga Kongo për të marrë 3 gra për një ditë.

Vajza që coptohet nga kafsha rakun, bën operacionin e parë (VIDEO)

Charlotte Ponce, një vajzë 10 vjeçare nga Miçigan, ka shpenzuar 8 orë në kirurgji për vendosjen e një hunde të re.

Charlotte Ponce para operacionit


pas opercaionit

Charlotte Ponce, tani është 10 vjeç, por kur ajo ishte 3 muaj u sulmua nganjë kafshë Rakun, i cili i copëtoi një vesh, hundën dhe një pjesë të buzëve.
Ai kishte dalë nga kafazi i tij pasi i ishte lënë dera hapur gjatë kohës që i ishte hedhur ushqimi.
Prindërit kishin lënë vetëm fëmijën në shtëpi bashkë me vëllain e saj 15 muaj.

Më pas prindërit humbën kujdestarinë e fëmijëve dhe fëmijët u adoptuan nganjë familje tjetër Tim dhe Sharon Ponce.
Tani pas 10 vjetësh mjekët e spitalit Beaumont në Royal Oak, Michigan, kanë ndërmarë një operacion tepër të vështirë i cili kaloi vetëm fazën e parë. Pas disa muajsh vajza 10 vjeçare dot'i nënshtrohet një sërë operacionesh të tjera për kompletimin e fytyrës së saj që nuk do të jenë të lehta pasi pjesë nga lëkura e trupit të saj do të merren dhe do të vendosen në fytyrën e saj.

Por pas operacionit të parë vajza dukej mjaft e qetë dhe në një intervistë për shtyp ajo dukej e lumtur dhe mjaft optimiste: "tashmë kam një hundë të re dhe do të kem dhe një fytyrë të bukur", është shprehur ajo.

3 të vdekur përgjakin rrugët, bie makina në kanal



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin në vendin e njohur si Balldren, ku një makinë e cila ka dalë nga rruga ka përfunduar në kanal.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur i bllokuar brenda, i plagosur rëndë ndërsa në ndihmë të tij kanë mbërritur ambulanca dhe forca të shumta policie, shkruan noa.
Kujtojmë këtu se në orët e para të paradites një 46 vjeçare me iniciale D.B është përplasur për vdekje te kthesa e Bathores, por përgjakja e rrugëve vijoi edhe më tej.
Pak orë më vonë në vendin e quajtur Ura e Tabakëve në kryeqytet u përplas për vdekje nga një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe 37 vjeçari Nazmi Koçiu.
Më tej në orët e para të mbrëmjes së sotme gjeti vdekjen një i moshuar pranë Stacionit të Trenit një autobus i linjës së Unazës

Vajza dhunon te dashurin pasi e kapi mat duke e tradhetuar me tjeter (VIDEO) |

Ja se cfare eshte e afte nje femer te beje ne rast se zbulon nje tradheti te hidhur./LajmiDites.com/

I dashuri rrah te dashuren para kameres ku ia hjek Bikinit(VIDEO)




e dasha e tij, eshte modele ne bikini, ku merr vesh i dashuri dhe vjen e rrah para kamerave

E pabesueshme edhe pse s’ka duar, kryen punë të vështira (foto)


Personin që e shihni në foto është nga Kina, invalid i mungojnë duart por ajo nuk e pengon aspak që të punojë. 
Për entuziasëm apo për egzistenc të gjithë jemi kureshtarë ta dimi, me një parë duar të improvizuar ai kryen çdo lloj të punës dhe ato i ndihmojnë që ta ketë një jetë normale./albtime


Vajza e Guximshme ec neper litarin e lidhur mes dy Kamioneve duke vozitur Rrezikon Jeten


Feith Dickie tani per tani mban rekordin boteror per ecje ne litar duke ecur.Edhe pse mban rekordin boteror kjo ishte vetem per reklamimin e veturave Volvo.

Sipas Alex Henry Ruby qe e dha idene per kete video, do ti ngrene floket. Litari eshte i lidhur mes dy kamioneve Volvo ne levizje.Asgje nuk eshte e pamundur,vajza e provon dhe e arrin ate.

HITI ME I RI - Ardian Bujupi ft. Noizy - Feeling Good


Vajza dhunon te dashurin pasi e kapi mat duke e tradhetuar me tjeter (VIDEO)


Ja se cfare eshte e afte nje femer te beje ne rast se zbulon nje tradheti te hidhur./LajmiDites.com/

Nëna, 4 vjet pa ngrënë


Që nga koha kur ishte shtatzënë katër vjet më parë, Charlene Johnstone nuk ka qenë në gjendje për të ngrënë, pasi shtatzënia e saj e ka paralizuar stomakun e saj.
Charlene, tani 24 vjeçare, shpenzon 14 orë në ditë duke marrë ushqyes përmes infuzioneve.
Në shtatzëninë e saj të hershme , ajo kishte zhvilluar gastroparesis, një kusht që zvogëlon aftësinë e stomakut që të boshatisë përmbajtjen e saj edhe pse nuk ka bllokim.
Shkaku i saktë i kësaj sëmundje është i panjohur, edhe pse mjekët besojnë se mund të jetë shkaktuar nga një përçarje e sinjaleve nervore në stomak.
Mjekët besojnë se ndërsa ai ishte në barkun e nënës, fëmija Hayden- i cili kishte lindur 4.53 kg mund të ketë pushuar që nervat të ofrojnë informacion për zorrët.
Pas lindjes, Charlene ishte në gjendje të mbajë ndonjë ushqim në barkun e saj dhe pesha e saj ra dukshëm.
Pas shumë vuajtjeve të barkut ajo kaloi shtatë muaj të plotë në spital.
“Kam dashur shumë që të shkojë në shtëpi që të përkujdesem për fëmijën tim mirëpo ishte e pamundur” tha Charlene.
Gjendja e saj u përmirësua pasi mori stimulues kardiak, pasi kryerjes së një operacion shumë të vështirë, me 2010, mirëpo ende është duke marrë stimulues, shkruan indeksionline.

Rita Ora super se ksi (foto)


Këngëtarja me origjinë nga Kosova por e rritur në Britaninë e Madhe Rita Ora është shfaqur supër seksi në imazhin e ri në kopertinën e revistës GQ. Rita pozon në mënyrë provokative ndërsa sensualiteti i saj në këtë rast është i pamohueshëm. Fotot po bëjnë tanimë xhiron e mediave britanike ndërsa revista del në treg në muajin shtator./fishmedia/

Dëgjoni këngën më të re të Rita Orës dhe J.Cole



Albumin e ri të Rita Orës nuk po e presim me padurim vetëm ne kosovarët për shkak të krenarisë që po na ofron suksesi i saj, po me ankth dhe emocione po e presin të gjithë fansat e saj në gjithë botën.
Deri më tani të njohura për publikun kanë qenë katër këngë, ose më mirë të themi katër hite të cilat do të jenë pjesë e albumit të saj i cili publikohet javën tjetër dhe mbanë emrin ORA.
Dje në orët e vona, Rita ka publikuar edhe versionin origjinal të këngës së re, “Love&War” e cila është në bashkëpunim me J.Cole.
Në këtë këngë, Rita lut të dashurinë e saj të ndërpresë përleshjen dhe thotë se me zemërim nuk mund të arrijnë askund.
Më poshtë keni mundësi të dëgjoni këngën më të re nga Rita./Indeksonline/

Drini i përgjigjet Kleptos


Drini i përgjigjet Kleptos
Menaxheri i BabaStars, Drin Zatriqi, ka reaguar ashpër ndaj komenteve të fundit fyese të anëtarit të TBA, Kleptos, komente këto të bëra në një foto bashkë me Ledri Vulën, ish-anëtarin e ‘labelit’ BabaStars.
Kemi raportuar se Klepto ka krijuar miqësi të re me Ledri Vulën, i cili u largua kohë më parë nga muzika dhe BabaStars. Në faqen e tij të fansave në Facebook, reperi i TBA postoi foton me ish-anëtarin e Skillz, duke shkruar në koment bashk me këtë foto: “Jo veq unë po edhe Ledri thotë fuck BabaStars”.

 
 
Pasi Telegrafi raportoi për ‘miqësinë e re’, u ngritën shumë polemika mbi lojalitetin e Ledrit ndaj ish-kolegëve të tij, ashtu sikurse mbi komentet fyese drejtuar ‘labelit’ rival.
Dhe, i shtyrë nga polemikat dhe spekulimet e shumta, Drin Zatriqi, i është përgjigjur në mënyrë mjaft kontraverse këtij postimi të Kleptos.
“O ti ka**pidik, mos e shfrytëzo shoqërinë e përbashkët për të ngritur k**** përpjet. E din mirë që prej meje ke pasur respekt, por mos ia vë vetes therrën në këmbë të shëndoshë nëse dëshiron që të kesh vend në këtë ambient. Dhe, mos gënje që Ledri ka thënë ndonjë gjë, sepse është dashur të vërtetosh këtë, ndërsa ai më është betuar se nuk ka thënë kështu. Nëse ke diçka me dikë, lëri këto gjëra dhe dili përpara sepse ditë për ditë po i sheh… edhe kjo është ekskluzivisht për ty duke i lënë anash Viktorin dhe Mentorin, të cilët i kam miq që moti, por ti qenke k***pidik”, është përgjigjur Drini në foton më lart.

Friday, August 24, 2012

Nje shaka tronditese +16 VIDEO


A Kishit Pasur Deshir Te Keni Nje Te Dashur Te Till, Shiko Videon...


Video Burri kap gruan para femijeve (VIDEO)


Lady Gaga tregon gjoksin per fansat (Video)


Video: Ronaldo vërtet të lë pa mend! (VIDEO)


Ja Klepto poston Foten me Ledrin the thot Ledri fuck Baba Stars ..



Vlersone vet ne Commente ??? c'far eshte duke ber Ledri me TBA. :)

Reklama Qe Beri Mbi 2 Milion Shikues Te Qajne (VIDEO)


I vdekuri Zgjohet nga Varri dhe i trazon qytetarët !!!(Video)


Pamje të “iPhone 5″ në 3D (Video)


Janë përhapur disa thashetheme, fotografi dhe gjatë ditës së djeshme ishte publikuar edhe një video që tregonte të gjitha veçoritë dhe komponentët e përfolur të iPhone 5.Videoja, e gjetur nga RazorianFly, tregon dizajnin e iPhone bazuar në publikime të ndryshme të faqes aziatike iLab Factory.iPhone përmban ekran më të gjatë dhe më të hollë. Pajisja e fundit e Samsung-ut, Galaxy S3 është paraqitur afër iPhone-t për krahasim.Nuk është e qartë çfarë do të jetë e përfshirë në gjeneratën e ardhshme të iPhone kur ky i fundit të hidhet në treg.Në thashetheme thuhet se Apple planifikon të zbulojë iPhone 5 gjatë një ngjarjeje më 12 shtator dhe ndërmarrja do të fillojë të pranojë porosi po atë ditë.

ADELINA ISMAJLI - Intervista Exkluzive 1991 (VIDEO)

Gruja 26 vjeqar ne Puthje me nje femi (VIDEO)


Vidioja me e tremshme ne bote !!! (VIDEO)


Bicikla me e vogel ne bot (VIDEO)


Vrasje live në një televizion brazilian... VIDEO


Aksident ne Autostrad (Itali) - Tmerruese ... VIDEO


12 shenjat qe tregojne se ke rene ne dashuri…

12 shenjat qe tregojne se ke rene ne dashuri…
1. I rilexon mesazhet e tij/saj shpesh.
2. Ecen shume ngadale kur je me te.
3. Pretendon se je e/i turpshem kur je me te.
4. Kur mendon per te zemra te rreh gjithmone e me shpejt.
5. Kur degjon zerin e tij/saj buzeqesh pa asnje arsye.
6. Kur sheh ate, nuk i ve re njerezit e tjere perreth teje.
Pasi ti lexoni ju lutem shtypni 1 nga reklamat rreth lajmit!
7. Fillon te degjosh kenge te lehta.
8. Fillon te mendosh gjithmone e me shume per te.
9. Emocionohesh vetem nga aroma e tij/saj.
10. Kupton qe gjithmone buzeqesh me vete kur mendon per te.
11. Do beje cdo gje per te.
12. Tani qe po lexon kete, kishe vetem nje person ne mendje gjithe kohen…

Shikoni Mamane E Genta Ismaili Nje Bomb E Vertet


Vajza kercenon nenen me revole per te shkuar ne Klub Nate (VIDEO)


Nëna dëgjon rrahje zemre e djalit të vdekur (VIDEO)



April and Owen Beaver never thought that one day after the death of their 16-year-old son Caleb, who died on Christmas Day, to hear his heart beating again. But a few days ago, the parents of 16-year-old, had the chance to know the man who holds in his chest the heart of their son. Very touching event happened at the airport in Mississippi, when Beaver family met Charles Shelton, his wife and their two children.

Me siguri, ky eshte burri me i nervozuar ne bote ( VIDEO )

Barça pak më e mirë se Reali (video)


Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës të zhvilluar në Camp Nou.

Pjesa e parë filloi me një lojë tejet të baraspeshuar nga të dyja palët. Ishte Barcelona ajo që dominoi në posedim, kurse Real Madridi mbrohej me të gjithë lojtarët, duke parë që në lojë mungonte Pepe dhe ishte një talent si Callejon.
Sidoqoftë, Barcelonës i takuan sulmet e para. Lionel Messi u shfaq rrezikshëm në dy mundësi, në të cilat dështoi t’i japë epërsinë ekipit të tij.
Real Madridi kishte mundësi për dy kundërsulme, të cilat dështuan për shkak se Sami Khedira dhe Karim Benzema ishin tejet të pa disponuar për lojë.
Mourinho dhe Tito Vilanova paqësisht shtrënguan duart para takimit, duke i dhënë fund spekulimeve për rivalitetin mes tyre. Kujtojmë se vitin e kaluar Mourinho e sulmoi Vilanovan duke futur gishtin në syrin e tij pikërisht në ndeshjen e Superkupës të zhvilluar në Camp Nou.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan shumë. Real Madridi e hap lojën më shumë dhe fillon të kërkojë golin.
Si rezultat, pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Mesut Ozil, ishte futbollisti më i kompletuar në botë, Cristiano Ronaldo, ai që me kokë më së miri u gjend për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Real Madridit (54’).
Gëzimi i madrilenëve zgjati vetëm dy minuta. Një pasim mjeshtëror të Javier Mascheranos e shfrytëzoi Pedro, i cili shënoi bukur për 1-1 dhe barazimin e rezultatit (56’). Nga syri jonë, Pedro ishte në pozitë jashtë loje, edhe pse gjyqtari mendoi ndryshe.
Në vazhdim të takimit Barcelona e merr lojën në dorë, edhe pse në lojë inkuadrohen edhe Higuain dhe Di Maria. Ndeshja hapet deri në maksimum.
Pas një aksioni nga Andres Iniesta, ishte mbrojtësi Sergio Ramos ai që ndërhyri ashpër në mesfushorin spanjoll, duke detyruar gjyqtarin tejet kontravers të akordojë penalti. Penaltinë me sukses e ekzekutoi futbollisti më i mirë në planetin Tokë, Lionel Messi, për 2-1 (69’).
Real Madridi pa ndonjë opsion shtesë e hap lojën për të kërkuar golin e barazimit.
Këtë më së miri e shfrytëzuan Iniesta dhe Xavi, të cilët organizuan një aksion të mrekullueshëm nga cili realizoi ky i fundit për 3-1 dhe tashmë fitoren e Barcelonës të sigurt në këtë takim (77’).
Megjithatë, i inkuadruari në lojë, Angel Di Maria, i komplikoi gjërat për katalanasit, pasi me golin e tij për rezultatin 3-2 realizuar në minutën e 85-të, gjithçka për Superkupën është e hapur.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-2 dhe tashmë gjithçka është e hapur për sfidën kthyese që zhvillohet në Santiago Bernabeu pas një jave. Real Madridit i mjafton një fitore minimale për të fituar trofeun, kurse Barcelona me një barazim do të ishte triumfuese. /Telegrafi/