f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Tuesday, July 31, 2012

Shkëndija në shoqëri të Vali Corleones





Valentino Corleone, i njohur si Vali, nuk ka të ndalur. Ai vazhdon të krijojë kryetitujt e gazetave dhe portaleve shqiptare, pasi kësaj radhe raportohet se ka qenë në ‘shoqëri’ të bukuroshes super seksi, Shkëndije Mujaj.


Në redaksinë tonë ka arritur një komunikatë zyrtare nga Vali Corleone, i cili rrëfen mbi aventurën e tij me bukuroshen e cila njihet për vithet e saj tejet joshëse.

“Para pesë netëve Vali Corleone është parë me Shkëndije Mujaj në një restaurant në Prishtinë dhe më pas kanë hypur në veturën e Valit, BMW X6 të zi. Ata janë puthur dhe më pas kanë ecur drejt Gjilanit, ndërsa më pas janë parë duke hyrë edhe në shtëpinë e Vali Corleones”, shkruan në komunikatën e dërguar nga i ashtuquajturi stafi i Vali Corleones.
Nuk është hera e parë që Vali Corleone bie në syrin e mediave për aventurat e tij me femrat më ‘hot’ shqiptare. Edhe disa emra të njohur të estradës është përfolur se kanë qenë në dorë të njeriut, i cili karakterizohet me një jetë të jashtëzakonshme dhe unike. /Telegrafi/