f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Friday, July 20, 2012

Kosova e dyta në Miss Bikini of the Balkan


Bukuroshja kosovare, Sidrita Sadikaj, është kthyer me titullin e Përcjellëses së Parë nga spektakli Miss Bikini 2012, që u mbajt vikendin e kaluar në Ohër të Maqedonisë.


Në këtë garë bukurie morën pjesë 19 vajza nga pesë shtete: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe nikoqiri i garës, Maqedonia.

Konkursi ka pasur gjashtë vajza shqiptare, katër nga Shqipëria dhe dy nga Kosova, të zgjedhura nga Shoqata e Manikeneve nga Prizreni, nën menaxhimin e Shpejtim Zejneli dhe Hezer Bajraktarit.
Bukuroshet kanë qëndruar për një javë në Vila MINA në Ohër, ndërsa spektakli është mbyllur të shtunën, pas një programi artistik ku publiku u argëtua edhe me disa këngëtarë maqedonas.
Përveç 18-vjeçares nga Prizreni, Sidrita Sadikaj, nga bukuroshet shqiptare u nderua edhe vajza nga Shqipëria, Fjordilisa Gjoni, e cila fitoi çmimin Miss Sharmi

Juria profesionale, e përbërë nga anëtarë jurie nga Maqedonia, Kosova dhe Serbia, zgjodhën:

Miss Bikini of the Balkan 2012: Sara Mitic nga Serbia;
Përcjellësja e Parë: Sidrita Sadikaj nga Kosova;
Përcjellësja e Dytë: Tamara Djucic nga Mali i Zi;
Miss Sharmi: Fjordilisa Gjoni nga Shqipëria;
Miss Facebook: Jasna Penic nga Mali i Zi.