f

qitu ja qet shkrimin qe ta qoj edhe save okej tane me postu qet tani sen sposton kjo del e bloger mas 2-3 dite tu rritet kliku ahaa okej pra

Tuesday, July 31, 2012

Kjo eshte motra e Noizy-t




Tendenca e VIP-ave kohët e fundit është që të prezantojnë edhe njerëzit e tyre të afërm, qoftë për t’i ndihmuar të ndërtojnë karrierën e tyre, qoftë për t’i dhuruar pakëz nga shkëlqimi i tyre. Kjo gjë ndodh shpesh edhe në Shqipëri, apo Kosovë, ku motrat a vëllezërit kanë ndihmuar njëri – tjetrin. Mund të përmendim p.sh. motrat Koçi apo motrat Stefa, etj. Gjithsesi, në këtë fotografi po ju shfaqim të famshmin Noizy në shoqërinë e një femre. Ajo është vajzë mjaft simpatike dhe e qeshur. Jo, mos u xhelozoni vajza, se ajo është motra e Noizyt. Nuk e dimë se çfarë i thotë, por motër e vëlla duken mjaft të qeshur. Urojmë që kështu të jenë gjithmonë.

Shikone se si e shpetojn nje vajze e cila tenton te bene vetvrasje ( VIDEO )

Shkëndija në shoqëri të Vali Corleones





Valentino Corleone, i njohur si Vali, nuk ka të ndalur. Ai vazhdon të krijojë kryetitujt e gazetave dhe portaleve shqiptare, pasi kësaj radhe raportohet se ka qenë në ‘shoqëri’ të bukuroshes super seksi, Shkëndije Mujaj.


Në redaksinë tonë ka arritur një komunikatë zyrtare nga Vali Corleone, i cili rrëfen mbi aventurën e tij me bukuroshen e cila njihet për vithet e saj tejet joshëse.

“Para pesë netëve Vali Corleone është parë me Shkëndije Mujaj në një restaurant në Prishtinë dhe më pas kanë hypur në veturën e Valit, BMW X6 të zi. Ata janë puthur dhe më pas kanë ecur drejt Gjilanit, ndërsa më pas janë parë duke hyrë edhe në shtëpinë e Vali Corleones”, shkruan në komunikatën e dërguar nga i ashtuquajturi stafi i Vali Corleones.
Nuk është hera e parë që Vali Corleone bie në syrin e mediave për aventurat e tij me femrat më ‘hot’ shqiptare. Edhe disa emra të njohur të estradës është përfolur se kanë qenë në dorë të njeriut, i cili karakterizohet me një jetë të jashtëzakonshme dhe unike. /Telegrafi/

5 vjecari talent i kercimit ( VIDEO )

Telenovela me emrin „Tonight“ lindi si rezullat i tradhetis nga ana e Dafina Zeqirit


Te nderuar lexues,

Telenovela me emrin „Tonight“ lindi si rezullat i tradhetis nga ana e Dafina Zeqirit dhe menaxhirt te saj  boshjnak Damir Jahic Cekic, ndaj BESFORT VIDEO M1 !
Ne fakt Dafina eshte manipuluar nga Cekic , qe nga  fillimi kur u emerue si menaxher i perbashket Cekic me Bleron, (pas skandaleve te Dafines me ish menaxherin e kaluar Drin Zatriqi).
Se pari Cekic ja arriti ta largoj Blero-n nga menaxherlluku i perbashket prej Dafines, per shkak te mosmarreveshjes rreth perqindjeve nga perfitimet !
Cekic, pasi qe arriti qellimon e vet ndaj Bleron, vazhdoj  planin e tij tjeter,  qe ta largoj edhe Besfortin nga menaxhimi i videove te Dafines nga Youtube !
Ne foto sa per info, ju argumentojme se sa e shendoshe ka qen bashkepunimi mes Dafines e Besfortit, sa qe Besforti e ka konsiderue si vajzen e saj Dafinen, kurse Dafina si babe Besfortin! Duam te ju rikujtojme se keto SMS-a te cilat po i publikojme, jane vetem ca fakte sa per fillim te Telenoveles, qe ta kuptojne lexuesit arsyen tone perse esht kjo Telenovele dhe te njifen me fakte se si tradhetojne nje pjese e estrades duke mos i perfille as kontratat me shkrim me bashkepuntoret e tyre, e te cilat edhe e tregojne karakterin e tyre. Siq e dini jane edhe 3-4 kengetare (femra!) te cilat na kan tradhetuar gati ne te njeten menyre koheve te fundit, e me siguri gjate Telenoveles do ket hapsire edhe ato ti permendim. Ne e dijme se shte duke u ber nje propagande nga disa artiste e producente kunder nesh, kinse ne kemi perfitue materialishte ng artistet, por nuk esht e vertete!!! Ata kompozitor, promotor, produksione, kengtare etj,  vet i mashtrojne estraden e koleget e tyre kunder nesh, pasi qe ata jan personat te cilet jan te paguar nga dy kompanit abozuese ne Youtube, dhe duke e ditur se ne punojme gratis pasi qe e kemi pasion ket pune me postime te videove, siq duket atyre nuk ju konvenon konkurenca qe promovon gratis edhe pse te gjithe ata e kan mesuarfjalen YouTube nga BESFORT VIDEO M1!  
Para se te fillo

Ne foto vetem disa kopje nga shume SMS-a te cilat ja ka derguar Dafina Zeqiri, Besfortit,me date e oren e dergimit !


Siq e shifni Dafinen e cila  e ka falenderue me qindra here Besfortin per supportin qe ja ka ber ne Internet, nga dita e pare te karieres te saj, dhe deri tek tradhetia  me Cekicin, edhe pse e ka konsiderue Besfortin si antar i familjes e edhe si babe!

Duke e ditur marredhenjet mes Dafines dhe Besfortit, Cekic e kishte veshtire ta ndaj Dafinen nga Besforti per nje kohe te shkurte, keshtu qe perdori nje strategji ku çdo jave gjente nje arsye ta binde Dafinen se kinse Besfortin nuk e duan koleget e tij dhe saj, kinse nuk po e duan produksionet ne Kosove, dhe poashtu duke e binde Dafinen  se nese largohet  nga Besforti do te behet milioner me klikime ne Youtube, ku si argument kryesore i ka treguar Dafines se shoku i tij Kushtrim M. nga „Onairmusic“  perfiton me qindra mijera euro çdo muaj permes Tools-it „Content-ID“ qe posedon ne YouTube (per Content-ID  do ju informojme ne ditet e ardhshme  per ata qe nuk e kuptojne çka esht ajo) dhe se nese kalojne me ata abozues te njohur do perfitojne shume Lek!
Dafina Zeqiri duke mos kuptuar si funksiononjne ato mashtrime ne YouTube, dhe ne anen tjeter duke u bind nga Cekic se do perfitoj Lek sipas premtimeve, edhe vendosi pas 5 viteve  bashkepunim te sukseshem , ta tradhetoj BESFORT VIDEO M1 per boshjnakun Cekic !!!

Ne foto Dafina & Damir Jahic

Duke mos e ditur skenarin e Cekicit, Dafina edhe pse ka kontrate me M1 deri ne vitin 2014, ajo vendosi te na tradhetoj  per boshjakun me te cilin njifet  qysh nga mosha 16 vjeqare deri sa jetonte ne Suedi! Perveq „kajtja“ ne perfitime  si duket i lidhe dicka ma teper me Cekicin pasi ka mundur ta merre nje vendim te tille ?.... 

Permes fotove ne vijim po ju tregojme vetem disa SMS-a derguar Besfortit nga ana e Dafines  e cila e informonte Besfortin se ku dhe kurr I ka performancat ne Televizione per te ja inqizuar dhe postuar ne Youtube,  Te ilustruem jan vetem  disa SMS –a  nga viti 2009, 2010, 2011 kurse nga viti 2012 do i postojme ne ditet ne vijim ...



SMS-at nga Viti 2012 kur edhe filluan te realizohen planet e menaxherit boshnjak Cekic do I publikojme ne ditet ne vijim, si dhe komunikimet permes Viber, WhatsUp, Email e Facebook…

Nejse, permes kesaj telenovele do ju prezantojme korespondecat dhe argumentet  si kan vajtur deri te tradhetija e klipit “Tonight” , shume gjera intersante do ju shfaqim permes kesaj Telenovele rreth tradhetis, rreth manipulimeve ne Youtube, rreth komunikimeve tona me protagonistet Dafinen, Cekic, etj, ku do ju argumentojme ket “True Story” edhe me kopje te SMS-ave, nga Viber, Email, Facebook etj, kurse bisedat telefonike do I publikojme ne forme satirike qe te kuptoni disa gjera rreth YouTubes dhe manipulimeve qe tash e dy vite kan marre permasa te medha!
Per diten e pare te Telenovels  ju publikuam shkurte disa komunikime tona me Dafinen,  e ma vone ju presin surprizat!
(vazhdon...)

Tërheq me dhëmbë autobusin (VIDEO)

Vrasje LIVE te Studentave TRONDITE E GJITH BOTA ( VIDEO )

Vret Babain për të dashurën! (VIDEO)

Një UFO në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike (Video)



Ndërkohë që fishekzjarret ndriçonin qiellin e Londrës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, spektaklin po e shijonte edhe një vizitor i pazakontë.
E dimë që shumë do thonë se janë mashtrime, por askush nuk ka dalë të shpjegojë se çfarë është ky objekt që lëviz me ngadalësi.
Duket krejt si UFO, të paktën ky është imazhi që kanë krijuar për to.
Para dy javësh, një nga ekspertët më të njohur të ufologjisë në Britaninë e Madhe, kishte parashikuar se mjetet fluturuese jashtëtokësore do ishin të pranishme në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.
Në YouTube ka shpërthyer debati. Disa thonë se është një tip balone që përdorin televizionet për të filmuar. Të tjerët thonë se është një helikopter.
Ka shumë nga ata që thonë se është një mashtrim. Zyrtarisht nuk ka pasur ndonjë qëndrim./Kohasport/

Ja shansa për t’u bërë si Kim Kardashian ( Video )




Nëse jeni adhurese e modeleve të flokëve të bukuroshes Kim Kardashian, më poshtë lexues të nderuar po ju sjellim një video amatore ku mund të ndiqni hap pas hapi se si mund t'i bëni tri modelet më të shpeshta të Kim Kardashian.
Për më shumë mund të shikoni videon më poshtë./Infoglobi/F.H/

Monday, July 30, 2012

Ja si mund të duket iPhone 5 (FOTO)




Pas shumë thashethemeve se cilat veçori do të përfshihen në gjeneratën e ardhshme të pajisjes iPhone, shtrohet pyetja se a i ka bashkuar dikush të gjitha këto në një model të vetëm? Ndoshta jo.
Por kjo paraqet edhe rrëfimin që është duke u shoqëruar me një fotografi që dyshohet se do të jetë modeli i ri i smartfonit të Apple, që është duke bërë gjiron në blogjet e teknologjisë dhe pajisjeve.
Pamja së pari u paraqit në faqen aziatike iLab Factory përpara se të merrej më pas nga 9to5 Mac dhe gjeti vendin e vet në sferën bloguese të perëndimit. iLab poashtu postoi fotografi të komponentëve individuale për iPhone 5, raporton PCWorld Albanian.
Pamjet e paraqitura nga iLab përfshijnë atë që duket të jetë një lidhës i vogël Dock dhe, mbase, një vrimë të kufjeve në pjesën e poshtme të pajisjes – ashtu siç ishte supozuar nga raporti i Reuters gjatë kësaj jave.
Natyrisht, raportet e pjesëve të zbuluara nuk janë gjë tjetër vetëm se ato që priten të përfshihen në iPhone 5./Indeksonline/

A keni pare ndonjeher ksi BUZE...(FOTO)


22-vjeçarja Kristina Rei nga Rusia, nga një vajzë simpatike që ishte, përfundoi në femrën me buzët më të trasha në botë. Ajo besonte se buzët e holla që i kishte falur natyra e shëmtonin, ndaj dhe vendosi që t’i trashte ato, duke shpenzuar mbi 4.650 euro në plastikë. Kristina pranon se buzët e trasha i janë bërë fiksim, por jo vetëm që nuk është penduar, por do t’i fryjë ato akoma më shumë! “Unë besoj se jam e bukur dhe kjo gjë më bën të lumtur! Ndonjëherë në rrugë më bëjnë komente nga më të ndryshmet, por pak më intereson. Dua t’i ngjaj personazhit tim të preferuar të filmave vizatimorë, flokëkuqes Jessica Rabbit, të cilën e adhuroj”,tha ajo.

Lobistët e Thaçit Sjellin McDonaldsin në Kosovë



Firma me seli në Washington “Patton Boggs” është duke u paguar 50,000 $ në muaj nga zyra e Hashim Thaçit në mënyrë që të lobojë për Kosovën - përfshirë hapjen e restorantit të parë të McDonalds-it.

Kompania e diskutueshme e fast-foodit është biznesi i vetëm që është dhënë me emër si subjekt i lobimit nga firma “Patton Boggs”, në takimet e saj për të promovuar Kosovën si një vend për të bërë biznes.

Sipas dokumenteve të paraqitura në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së nga “Patton Boggs”, firma e lobimit iu shkroi e-maila, iu telefonoi dhe mbajti një takim me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, në lidhje me hapjen e zinxhirit të hamburgerëve në Kosovë.

“Patton Boggs” paguhet nga Zyra e Kryeministrit për t’i ofruar Kosovës "shërbime këshilluese në çështjet ligjore dhe avokim për t'u përdorur për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe".

Kompania po ashtu, është menduar, “të nxisë investimet dhe mundësitë tregtare për Kosovën, si dhe mbledhjen e fondeve nga programet e ndihmës së huaj". Për këtë, ajo është paguar 50.000 dollarë në muaj.

Kosova - We’re Not Loving It
McDonalds është zinxhiri më i madh botëror i restoranteve të ushqimit të shpejtë të hamburgerit, që shërben rreth 68 milionë konsumatorë përditë, në 119 vende të botës, por ende nuk ka të hapur një përfaqësi në Kosovë. Shkupi është vendi më i afërt për ata që duan të shijojnë një Big Mac.

Por, sipas raportit të aktiviteteve të “Patton Boggs”, të publikuara në bazë të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Jashtëm, lobistët që punojnë për zyrën e Thaçit janë përpjekur që të sigurojnë që pulat McNuggets të jenë në dispozicion në shtetin e dytë më të ri në botë.

Në shkurt, firma e lobimit kontaktoi me punonjësit e Departamentit të Shtetit shtatë herë "lidhur me McDonaldsin në Kosovë".

Gazeta Jeta në Kosovë pyeti McDonaldsin nëse kishin ndonjë plan për të hapur një përfaqësi në Kosovë, por nuk mori asnjë përgjigje.

Zyra e Kryeministrit gjithashtu nuk pranoi të përgjigjej nëse McDonaldsi shihet si një prioritet tregtar për vendin.

Bekim Çollaku, këshilltar i kryeministrit Thaçi, tha se krejt çka mund të thotë është se kompania amerikane lobuese "Patton Boggs" është kontraktuar për të lobuar në favor të Kosovës, për të rritur numrin e shteteve të cilat e njohin Republikën e Kosovës dhe për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. 

Megjithëse paguhet nga Zyra e Kryeministrit, sipas Çollakut, kjo natyrë e punës mbulohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. “Ata janë kompetentët të cilët në baza ditore kanë bashkëpunim me këtë kompani dhe mund  të japin një raport të detajuar për fushëveprimin e kësaj kompanie deri më tani”.

Pyetjet më pas iu janë drejtuar edhe zyrtarëve për informim të MPJ-së, por deri në publikimin e artikullit nuk ka pasur përgjigje.

Patton Boggs ka listuar pothuajse 70 qasje të ndryshme te zyrtarët amerikanë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Shtatë kanë të bëjnë me McDonaldsin, tri për “punë” të përgjithshme dhe një i lidhur me një "rafineri në Kosovë". McDonaldsi është biznesi vetëm i emërtuar në listë.

Kontakte të tjera lidhen kryesisht për njohje të reja dhe dërgimin e mesazhit të Kosovës për siguri në veriun e trazuar.

Vendet në shënjestër si pjesë e lobimit për njohje të reja përfshijnë Xhamajkën, Meksikën, Libinë dhe Tunizinë. Asnjëra prej tyre nuk ka vendosur marrëdhënie me Kosovën, deri më sot.

Sipas përmbledhjes së aktiviteteve të “Patton Boggs”, firma "kontaktoi zyrtarë të Kongresit për t’iu dhënë hollësira rreth gjendjes politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës dhe për të avokuar për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së dhe të NATO-s".

Firma gjithashtu "iu bëri thirrje zyrtarëve të administratës dhe të Kongresit për të mbështetur pavarësinë dhe integritetin territorial [të Kosovës], veçanërisht në lidhje me njohjen diplomatike nga kombet e tjera dhe sovranitetin e saj të plotë mbi zonat serbe etnike, në pjesën veriore të vendit".

Firma gjithashtu "korrespondoi me zyrtarë të administratës për të diskutuar mundësitë për investime amerikane në Kosovë".

Të Punësuar Pa Tender
Qeveria e Kosovës angazhoi në mënyrë të fshehtë shërbimet lobuese të “Patton Boggs”, gushtin e kaluar, pasi u detyrua të anulojë një marrëveshje identike të nënshkruar vitin e kaluar, për shkak se theu ligjet e prokurimit publik.

Edhe pse marrëveshja me kompaninë është nënshkruar, me sa duket, më 31 gusht 2011, ajo kurrë nuk u bë publike nga qeveria, e cila u detyrua të anulojë një kontratë të ngjashme në vitin 2010.

Frank Wisner, këshilltar për çështje të jashtme i “Patton Bogg”, u takua me Thaçin në Shtetet e Bashkuara, një muaj para se marrëveshja e parë të nënshkruhej. Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, u diskutuan "zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe të arriturat deri më tani nga institucionet e Kosovës".

Wisner është i njohur më herët si mbështetës i Kosovës. Condoleezza Rice, sekretare e Shtetit gjatë presidencës së George Bushit, e emëroi më 2005 Wisnerin si përfaqësues Special të SHBA-së për bisedimet për statusin e Kosovës. Wisner luajti një rol thelbësor në negociatat për pavarësinë e Kosovës.

Më pas në shtator të vitit 2010, qeveria votoi për të punësuar “Patton Boggs” me një çmim prej 50.000 dollarë amerikanë në muaj [38.000 euro].

Qeveria u detyrua të anulojë vendimin në nëntor, pasi BIRN-i zbuloi se ky veprim kishte thyer ligjin mbi prokurimin publik.

Kjo, pasi kabineti thjesht kishte zgjedhur “Patton Boggs”, në vend se të mundësojë një proces konkurrues tenderimi. Kabineti nuk kishte arsyetuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, përse vendosi të shkojë me tender njëburimor.

Zyrtarët qeveritarë thanë se e prishën marrëveshjen për këshillim ligjor, por mohuan se thyen rregullat e prokurimit.

Ministria e Jashtme tha se e kishte dhënë kontratën pa tender, në koordinim me Agjencinë e Prokurimit, por kishte kërkuar që marrëveshje të mbahej sekret.

Më Shumë Lobues

Qeveria e Hashim Thaçit nënshkroi me një lobist të dytë me bazë në Uashington, në më pak se një vit, me një kosto prej 50.000 dollarësh në muaj, në mars të këtij viti.

Sipas marrëveshjes, e cila është publikuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, “Podesta Group” u angazhua “për të studiuar dhe analizuar çështjet shqetësuese” të Kosovës.

Kontrata gjithashtu përshkruan se si “Podesta” do të këshillojë Kosovën “në politikat amerikane të interesit, aktivitetet në Kongres dhe në degën e Ekzekutivit dhe zhvillimet në skenën politike të SHBA-së në përgjithësi; dhe të mbajë kontakte, sipas nevojës, me anëtarë të Kongresit dhe stafin e tyre, zyrtarët e Ekzekutivit, anëtarë të shtypit, si dhe organizatat joqeveritare ".

Kreu i “Podesta Group”, Tony Podesta, është vëllai i John Podesta, i cili ishte shefi i stafit të Bill Clintonit, në kohën e luftës në Kosovë.

Vëllezërit Podesta fillimisht ngritën firmën, e quajtur atëherë “Podesta Associates”. Johni tani drejton Qendrën për Përparimin Amerikan, një “think-tank” liberale në Washington.

Lobistët Amerikanë me Lidhje me Kosovën
Lobimi për autostradën në emër të Bechtelit:Shërbimet e Mark Tavlarides në Qeverinë e SHBA-së kulmuan me një pozitë të lartë në stafin e Këshillit për Siguri Kombëtarë në Shtëpinë e Bardhë, organizata nëpërmes se cilës presidenti ushtron detyrat esenciale për mbrojtjen e vendit. Si drejtor i Marrëdhënieve Legjislative, Tavlarides kishte një rol kyç në Politikat e Jashtme të Administratës Clinton, siç ishin përfundimi i luftës në Kosovë dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.

Shawn Sullivan loboi për kontratën e PTK-së:
Në vitin 2001, NATO-ja emëroi Sullivanin, këshilltar Politik të Komandantit Gjeneral të NATO-së në Kosovë dhe përfaqësues personal të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së në Serbi. Në këtë post, Sullivan ishte negociatori kryesor për zgjidhjen e konfliktin e armatosur ndërmjet autoriteteve të Qeverisë së Serbisë dhe një grupi paramilitar të inspiruar nga UÇK-ja në jug të Serbisë. Para caktimit në këtë posti nga NATO-ja, Sullivan ishte këshilltar politik i katër komandantëve të KFOR-it amerikan në Kosovë. Sullivan po ashtu ka një eksperiencë të madhe politike në zgjedhjet kombëtare, shtetërore dhe lokale.

Frank Wisner, lobim ndërkombëtar për Kosovën nëpërmes Patton Boggs:Wisner është i njohur qysh herët si mbështetës i Kosovës. Condoleezza Rice, sekretare e Shtetit gjatë presidencës së George Bushit, e emëroi më 2005 Wisnerin si përfaqësues Special të SHBA-së për Bisedimet për Status të Kosovës. Wisner luajti një rol thelbësor në negociatat për pavarësinë e Kosovës.
Podesta Group lobon për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik: John Podesta në vitin 1998 u emërua shef i Stafit të Presidentit Bill Clinton, në mandatin e tij të dytë, dhe e ushtroi këtë detyrë deri në fund të mandatit, në janar 2001. Ai tashmë e ka lëshuar Podesta Group, ndërsa kryeson Qendrën për Progres Amerikan, një kompani “think-tank” liberale në Washington.

Apollo 20, zbulon një femër (UFO) jashtëtokësore në Hënë…(VIDEO)

Video: Apollo 20, zbulon një femër (UFO) jashtëtokësore në Hënë…













Është e pa imagjinueshme!
Një video e cila ishte publikuar ‘gabimisht’ para dy vjetësh dhe dikush u kujdes që ajo të zhdukej menjëherë nga pafundësia e Interneti dhe nga YouTube, kohët e fundit u publikua sërish dhe pamjet në të janë shokuese, faktet tronditëse.
Në Video duket qartë një grua jashtëtokësore (UFO), së bashku me ekuipazhin e pilotimit të diskut fluturues jashtëtokësorë, i cili falë boshllëkut, mundi të zbres në Tokë nga ekuipazhi i ekspeditës së Apolo 20.
Ky disk dhe ekuipazh jashtëtokësorësh u ‘zunë’ në pjesën e dukshme të Hënës!!! 

Dy vajza duke luajtur ne det,del pa …. (VIDEO)

UNIKKATIL & TBA 26 KORRIK 2012 NË SPACE CLUB Shiqojeni FULL (VIDEO)

Rrëfimi rrëqethës i Nebiut, babait të këngëtares Dafina Zeqiri: Ma mori ish-gruaja kur isha në burg


Rrëfimi rrëqethës i Nebiut, babait të këngëtares Dafina Zeqiri: Ma mori ish-gruaja kur isha në burg
“Dafinën nuk e kam takuar që kur ishte 2 vjeç, ajo më refuzon”

Historia që do zbulojmë në vazhdim, nuk ka të bëjë me emisionin ”Njerëz të humbur”,  por ajo është një ngjarje e cila pas vetes ka plot 22 vite. Tentativat e një babai për të takuar të bijën, të cilën ia kanë larguar nga shtëpia në moshën 2-vjeçare. Një takim i pamundur i një babai që ende e ka zemrën të djegur që nuk po mund të komunikojë me vajzën e tij. Një pamundësi apo një mungesë e shansit për ta takuar, kjo nuk dihet. Nebih Bajraktari është i ati i këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, e cila që nga mosha 2-vjeçare kur është larguar nga shtëpia e saj me të ëmën, nuk e ka takuar të atin.
Ajo me të ëmën kishin braktisur Kosovën duke u vendosur në Suedi, ndërsa Nebihu kishte ngelur në Kosovë pasi ishte i burgosur nga Policia serbe e më pas ka qenë pjesëtar aktiv në luftë. Ai jeton sot me familjen dhe 5 fëmijët e tij, ndërsa ka dhe një mesazh për Dafinën, që të takohet vetëm një orë me të dhe t’i tregojë gjithë të vërtetën siç ia ka treguar motrës së saj, Besës. Në vazhdim lexoni këtë rrëfim rrëqethës…
Na trego pak për fëmijërinë e Dafinës, çfarë fëmije ka qenë dhe në cilën moshë e kanë larguar nga ju?
Aq sa mundem, ndonëse nuk kam asnjë fshehtësi, do doja që të mos i shkaktoj asnjë të keqe vajzës. E vogël ka qenë shumë aktive, fëmijë i veçantë, Besa ka qenë më e urtë, kurse Dafina më “agresive”. Unë jam i ati i Dafina dhe Besa Zeqirit, ato kanë mbiemrin e nënës për arsye se nëna e tyre është larguar nga unë dhe më vonë mori edhe dy vajzat, Dafinën dhe Besën. Ato janë larguar nga unë në moshën dyvjeçare.
Sa kohë keni qenë në martesë me të ëmën e Dafinës? 
Kam qenë 4 vite.
I kujtoni ju vetëm ato 2 vitet e para që keni qenë bashkë, po pastaj pse vendosi ish-bashkëshortja juaj t’ju ndajë me vajzat?
Për arsye interesi më shumë sesa dashurie, ndaj vajzave të veta. Ajo ka ikur në Suedi, kurse unë atë kohë jam burgosur. Nëna e Dafinës ka punuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, kishte mundësi të bënte gjithçka që dëshironte.
Ke pasur mall për vajzat, kur i ke takuar ato për herë të fundit?
Nuk di si ta përshkruaj mallin ndaj fëmijëve që i desha dhe i pagëzova, Dafina dhe Besa. Besën unë e kam takuar pas 21 vitesh, mund të shihni dhe foton në profilin tim, ai takim ishte gëzimi më i madh i jetës sime pas çlirimit të Kosovës, që edhe unë isha pjesë e saj në vitin 1998.
Po tani cili është raporti juaj me vajzat, veçanërisht me Dafinën?
Me Dafinën nuk jam takuar asnjëherë, kam tentuar disa herë por nuk kam pasur sukses. Kurse me Besën jam takuar në momentin kur e ëma e saj e largoi nga apartamenti dhe e hodhi në rrugë. Kishte ngelur pa të holla dhe pa rroba dimri dhe për fatin tim një shoqe i kishte thënë pse nuk i kërkon ndihmë babait tënd, ndoshta nuk është dhe ai si mamaja. Kështu që unë menjëherë udhëtova drejt Suedisë dhe i ofrova ndihmë dhe deri tani po kalojmë shumë mirë bashkë. Besa ka probleme me të ëmën për shkak se takohet me mua, ajo nuk do që vajza të mbajë kontakt me mua, por sidoqoftë të gjitha të këqijat them se janë zbuluar e Dafina nuk e di deri kur do të mbajë këtë qëndrim.
Ish-bashkëshortja juaj jua ka marrë me dhunë vajzat?
Melihatja i ka marrë vajzat në të njëjtën ditë kur unë jam arrestuar nga policia.

Ne Foto Dafina e vogël me të ëmën

Cilat kanë qenë tentativat tuaja për të takuar Dafinën, nuk ka dashur ajo të takohet?
Kam tentuar përmes një shoqeje të saj, ajo është mjeke me profesion, kurse bashkëshorti i saj është kryekameraman në RTV21. Kam pirë kafe me ta dhe ua kam shpjeguar të gjitha si ka ndodhur dhe kam kërkuar që të kem një takim e t’ia tregoj të vërtetën, por nuk kam pasur sukses. Madje kam qenë në një mbrëmje në Gjermani, i dola përpara, por ajo është larguar menjëherë nga skena e kështu edhe kjo tentativë dështoi.
Sikur ta lexojë ajo këtë intervistë, çfarë mesazhi do i kishit dhënë?
Kisha një lutje, që vetëm një orë të takohem me të dhe të bisedoj që t’ia tregoj të vërtetën. Jam një baba që e dua shumë, sikur të ishte e mundur do të bëja gjithçka që është e mundur dhe e ndershme vetëm që ta dijë të vërtetën sikur motra e saj, Besa.
Po Besa tani jeton me ju bashkë? 
Jo, ajo ka shtetësinë suedeze dhe jeton atje, tani është punësuar, jeton vetëm, por kontaktojmë shumë shpesh me njëri-tjetrin.
Si e shihni karrierën e Dafinës si këngëtare, si e keni pritur lajmin që ajo po merret me muzikë?
Sigurisht që e kam pritur me shumë kënaqësi, për herë të parë e kam parë në një emision ku ajo ka interpretuar këngën e parë në Suedi. I kam thënë bashkëshortes sime, sikur po më duket  e njohur kjo vajza, e ndërkohë papritur i del emri poshtë në titra Dafina Zeqiri, ky ka qenë takimi i parë përmes televizionit.

Ne foto Dafina me njërën prej motrave nga babai

Tashmë jeni i martuar e përveç Besës e Dafinës, keni edhe fëmijë të tjerë dhe një familje sigurisht?
Jam i martuar, kam 5 fëmijë, plus Besa e Dafina. Jetoj shumë mirë, jam veteran i luftës, kam arritur të ndërtoj shtëpinë time në Ferizaj, kurse fëmijën më të vogël e kam 14 vjeç.
Po kur lexon artikuj mbi jetën private të Dafinës të prekin?
Më prekin shumë, në zemër kam dhimbje e në shpirt, jam munduar që ta ndihmoj sa ka qenë në lidhje me Krenarin. Kam pasur shumë herë kontakt me të atin e Krenarit, unë dhe bashkëshortja ime kemi biseduar shumë gjëra me Sadikun, më ka njoftuar për të gjitha që kanë ndodhur. Mes Dafinës dhe nënës së saj ka pasur shumë probleme me prindërit e Krenarit, por aq sa kam mundur kam bërë. Më e keqja është se kur babai i Krenarit i kishte thënë Dafinës pse nuk takohesh me babain tënd, ajo kishte ikur pa i kthyer përgjigje.  PanoramaPlus

Sulmuan aeroportin shtetëror SIRIAN ( Prezent Gazetari Vedat Xhymshiti SHQIPTAR ) ( VIDEO )


Disa qindra anëtarë të FSA (Ushtria Pa sirian) sulmuan aeroportin shtetëror sirian të ushtrisë që ndodhet në Meineg qytetin që kohët e fundit është duke u granatuar disa herë me artileri tokësore e rëndë e forcave shtetërore.

Meineg ndodhet në zonën perëndimore veriore të fshatit veriore të Sirisë, në krahinën e Aleppo, përkatësisht në mes A'zaz dhe Til-Refaat dy qytete që gjithashtu ishte duke u granatuar në muajin e fundit nga baza e shtetit sirian të ushtrisë aeroportit.

AMF ka arritur të shkatërruar dyert hyrëse e parkimit helikopterëve. Një nga helikopterët që ishin të parkuara mbi bazën ajrore fluturim u shkatërrua thuhet. Forcat shtetërore siriane iu përgjigj sulmit FSA me armë zjarri të rënda dhe snajperëve, por nuk ka njerëz të plagosur nga ana e AMF, si në anën e ushtrisë së shtetit sirian nuk ka raportuar ende per viktima.

Meineg, Aleppo - SIRI - e premte 29 qershor, 2012
(Teksti & Pictures Curtesy e Vedat Xhymshiti ©)


Ky filmim video, dhe çdo skedar transmetohet me të, është konfidencial dhe ka për qëllim vetëm për përdorimin e individit apo subjektit të cilit i është adresuar. Nëse keni marrë këtë email në gabim, ju lutem kontaktoni me dërguesin dhe të fshini email nga sistemi juaj.

Nëse ju nuk jeni marrësi i quajtur ju nuk duhet të shpërndajnë, shpërndarë ose Kopjo kete email.





Kete Video Fol shqip Vedat Xhymshiti 




Kaltrina Selimi - Gjithmone me ty (Official Video)

Sunday, July 29, 2012

Noizy i kthehet dashuris se Vertet.


Sabrije Idrizaj është emri i vajzës e cila u bë i njohur falë lidhjes që ka pasur me reperin nga Shqipëria, Noizy.
Pas ndarjes së tyre, Sabrija nuk i kurseu fjalët e këqija për këngëtarin, duke pohuar se sa herë ai shkonte në Zvicër, ajo e mbante me para. Mirëpo, ajo lidhje që dukej se nuk do të kishte një shans të dytë, thuhet se është ripërtërirë, pasi Panorama Plus shkruan se Noizy i është rikthyer lidhjes me të dhe kanë publikuar madje edhe disa fotografi bashkë. /Telegrafi/

Messi ndihmon tifozin e Realit ( VIDEO )

Ndeshja e Barcelonës në Kasablanka të Marokut nuk ishte thjesht një sfidë ku katalanasit realizuan fitore me tetë gola. Ishte edhe një ndeshje ku futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave e tregoi edhe njëherë nivelin e tij të humanitetit.
Pas përfundimit të takimit, Lionel Messi u afrua pranë tifozit me aftësi të kufizuara, Al Mahdi Al Jouhari, i cili është tifoz i flakt i Real Madridit.
Por, nuk ishte kjo arsyeja pse Messi iu afrua marokenit. Superylli i Barcelonës është idhulli i tifozit të Realit, i cili është me aftësi të kufizuara. Messi iu afrua, e përqafoi dhe ia dhuroi fanellën e tij.
Për më shumë, Al Jouhari i tregoi Messit se ëndërron ta shikojë një El Clasico, pasi nuk i ka pasur deri tani mundësitë ta realizojë ëndrrën e tij. Messi e tregoi edhe njëherë shpirt mirësinë e tij, që pavarësisht se është tifoz i Realit, i ka premtuar se do të aranzhojë gjithë udhëtimin e tij në Camp Nou për sfidën e Superkupës së Spanjës.
Al Jouharit besohet t’i ketë buzëqeshur fytyra në ato momente, pasi lojtari i tij i preferuar, shprehu dëshirën për t’ia realizuar ëndrrën e madhe, kur kjo nuk është asgjë tjetër, pos një vërtetim për njerëzimin, se edhe pasanikët, yjet futbollistike, janë të barabartë me të gjithë njerëzit e tjerë. Dhe këtë e bëri Lionel Messi. /Telegrafi/


Eliminohet Majlinda Kelmendi

E plotësuar- Xhuditstja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike, është eliminuar në 1/8 e finales.


Majlinda e filloi shumë mirë përballjen duke dhënë shpresa se do të kalonte në çerekfinale. Ajo hyri me një motivim të jashtëzakonshëm dhe me agresivitet, që u vërejt që në hapat e parë.

Pasi morën nga një vërejtje për pasivitet, ishte Majlinda ajo që sulmoi. Në tentim për të bërë Ipon dhe për të mbyllur duelin, Majlinda arriti që të bëjë vetëm Waaz-ari, që ia siguroi asaj 10 pikë.
























Pejania ishte e pakënaqur me këtë dhe në tentim për të mbyllur duelin, që ishte një hap i gabuar, bëri që xhudistja nga Mauritius të shfrytëzojë rastin dhe të mbyllë sfidën me një Ipon, apo me rezultat 100-10.
Majlinda pasi mësoi se e humbi duelin, ishte e demoralizuar, për shkak se nuk arriti të fitojë ndonjë medalje dhe për shkak se nuk arriti të gëzojë një komb të tërë.

Sidoqoftë, performanca e Majlindës në këtë Olimpiadë është dinjitoze dhe nuk ka asnjë arsye që të jemi të zhgënjyer, pasi ajo mbetet sportistja më virtuoze që ka Shqipëria etnike. Tifozët e saj duhet të ndjehen krenarë me prezantimin që bëri në Londër, duke qenë se xhudistja jonë ka edhe shumë vite karrierë përpara vetes dhe do të dëshmojë kualitetet e saj në vitet e ardhshme.

Dueli i parë i xhudistes nga Peja ishte relativisht i lehtë, pasi ajo bëri proces të shkurtër duke deklasuar finlandezen Jaana Sundberg me një teknikë të jashtëzakonshme.
Majlinda e përfundoi luftën e saj me një ‘ipon’, duke bërë që dueli të përfundonte pak para kohe.

Kercim dasme si kjo, nuk e keni pare… (Video)

RCA Casablanca 0 - 8 Barcelona ( VIDEO ) e Shkatrron RCA

Me rezultat prej 8-0, Barcelona ka triumfuar përballë RCA Casablanca, ndërsa Lionel Messi realizoi het-trik në këtë takim.


Alexis Sanchez e hapi serinë e golave (13’) dhe u pasua me dy gola të shpejtë të Lionel Messi (34’ dhe 38’).
Ishte sërish Sanchez lojtari që shënoi golin e katërt të Blaugranëve (41’), ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë, Leo Messi kompletoi het-trikun (45’).

Dani Alves nga penaltia shënoi për setin e parë (58’), ndërsa në minutat e fundit, Gomez (87’) dhe Deulofeu (89’) e ngritën rezultatin në 8-0. /Telegrafi/





RCA Casablanca 0-8 Barcelona (Friendly) All Goals by goalsarena2012-3

Saturday, July 28, 2012

Keto nuk ndodhin askund ne bote, shikoni çudirat shqiptare! (Video)







Rita publikon listën e albumit të ri





Pop ylli shqiptar, Rita Ora, ka publikuar listën e titujve të këngëve që do të jenë pjesë e albumit të saj të ri.


Titulli i albumit të ri që bukuroshja shqiptare do ta lansojë së shpejti, do të jetë “O.R.A”, që koincidon me mbiemrin e saj.

Ky album pos që do të përfshijë këngët e famshme si “R.I.P” dhe “HoW We Do (Party)”, do të ketë bashkëpunime të tjera me reperin J.Cole të titulluar “Love + War” dhe me yllin e Black Eyed Peas, këngë kjo që do të titullohet “Fall In Love”.

Albumi “O.R.A” do të jetë albumi debutues i Ritës, i cili dhe do ta shënojë shpërthimin e saj në skenën e muzikës botërore. /Telegrafi/

10 Njerezit E Pare Qe U Regjistruan Ne Facebook


10 Njerezit E Pare Qe U Regjistruan Ne Facebook

10-Mark Kaganovich
9–Collin Kelly
Collin nje student i Harward dhe sJackson ai eshte permendur gjithashtuhok i David Hammer dhe Collin
8 – Andrew MacCollum

MacCollum dhe Mark Zuckerberg kane frekuentuar te njejten klase dhe kjo eshte arsyeja qe ai eshte regjistruar kaq shpejt.
7 – Chris Putnam

Putnam eshte personi i dyte qe u regjistrua ne facebook, qe nuk ishte student Harward, ai ka qene nje nga programuesit e pare te Facebook
6 – Soleio Cuervo

Cuervo ka pasur shoqeri me perdoruesit e pare te Facebook Kang-Xing Jin dhe Marcel Laverdet
5 – Marcel Laverdet

Marcel mund te jete perdoruesi i pare i facebook, qe nuk shkonte ne Harward
4 – Arie Hasit

Arie Hasit ishte jo themeluesi i pare qe iu bashkua facebook, ishte shoke me themeluesin Chris Hughes
3 – Dustin Moskovitz

Dustin dhe Mark Zuckerberg kane qene shok dhome, Dustin eshte nje bashke themelues i Facebook
2 – Chris Hughes

Chris Hughes ishte shok dhome me Mark Zuckerberg ai gjithashtu eshte nje bashkethemelues i Facebook
1 – Mark Zuckerberg

Ja pse Babai i Dafines…Pas 22 vitesh kërkon të takohet me të!



Dafina Zeqiri është e bija e Nebi Bajraktarit. Ajo mban mbiemrin e të ëmës, sepse ishte vetëm dy vjeç kur u largua prej tij. Ajo u largua me të ëmën dhe motrën drejt Suedisë, ndërsa i ati Nebiu ishte një i burgosur i policisë serbe.
Edhe pse ai ka bërë disa tentativa për ta takuar të bijën pas 22 vitesh, asnjëra nuk ka pasur rezultat. Në një intervistë të dhënë për suplementin “Panorama Plus”, ai i bën këtë thirrje Dafinës. “Kisha një lutje vetëm një orë të takohem me të dhe të bisedoj që t’ia tregoj të vërtetën. Jam një baba që e dua shumë, sikur të ishte e mundur do bëja gjithçka që është e lejuar dhe e ndershme vetëm që ta dijë të vërtetën sikur e motra e saj, Besa”.
Me Besën, motrën e Dafinës, baba Nebiu është takuar pas 21 vitesh, kur ajo ishte flakur në rrugë nga e ëma. Sot ajo jeton në Suedi dhe mban kontakte me të atin.
I pyetur se si ndjehet për artikujt mbi jetën private të Dafinës, ai shprehet se preket shumë dhe ka dhembje në shpirt e zemër. Ai pohon se është munduar të kontribuojë pozitivisht në lidhjen e saj me Ledri Vulën, duke takuar prindërit e këtij të fundit, por në të njëjtën kohë ndjehet i fyer që Dafina ishte larguar pa i kthyer përgjigje pyetjes së babait të Ledrit, e cila ishte: Pse nuk takohesh me babain tënd?/Fishmedia/

Nga Prishtina per ne Tirane me Motor për 2 orë e 27 minuta (VIDEO)

Stresi - LAMBO (Official Video HD) 2012

Tuesday, July 24, 2012

“Kosova është Serbi”, boshnjakët rrahin serbët (Video)





Qyteti i Sarajevës sot është përfshirë nga disa përplasje masive mes tifozëve të Zhelezarec dhe fansave slloven të Mariborit. Ngjarjet kanë ndodhur para ndeshjes që zhvillohet sot, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Europa League. Incidenti ka filluar në qendër të qytetit kur fansat sllovenë ka brohoritur: “Thikë, tela, Srebrenica” dhe “Kosova është Serbi”, duke irrituar në maksimum tifozët boshnjakë.
“Policia duhej të na lejonte që ti shtypnim, pasi që nga një situatë e qetë fansat mysafir qelën një temë që është e lidhur me të kaluarën tonë”, komentoi një dëshmitar i këtij rasti, informon Zhurnal. Ndërkohë autoritetet raportojnë për 4 persona të plagosur por priten përplasje të tjera të ashpra edhe gjatë ndeshjes, e cila zhvillohet në mbrëmje./fish media/

Stresi e Ronela Hajati ofendojn te varferit 2012 (VIDEO)

Policia e Kosoves ( Dek tu kesh ) ( VIDEO )

Sunday, July 22, 2012

Shqiptari : Talenti i pa zbuluar , krejt fjalt i thot mbrapsht ( VIDEO )

Poezia që paralajmëroi vdekjen e Podrimes





Vdekja e Ali Podrimes duket një vdekje e paralajmëruar. Vargjet e fundit të tij të shkruara pak kohë para nisjes në Francë janë një meditim i thellë i poetit për jetën dhe vendlindjen e tij Kosovën. Në vargjet e fundit Ali Podrimja i thërret dhe djalit të tij që është ndarë prej kohësh nga jeta: “Ma jep besën, Lum Lumi, se nuk do të harrojmë vendlindjen”, shkruan portali “Shqiptarja”. Më poshtë po japim të plotë poezinë, të publikuar nga ky portal.


PARISI, VENDLINDJA
Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.

Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t'i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t'i lajmë sytë, duart lythore,
do t'i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t'i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t'i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s'do t'i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.

Noizy me Femen te re ( Foto )


Saturday, July 21, 2012

Gëzuar Muajin e Ramazanit të gjithë besimtarëve myslimanë! (VIDEO)

As ne Zebra nuk je i sigurt Shiko Ket Aksident qe ka Ndodhur ( VIDEO )

Zgjodhi Pique-n,e jo Shakirën? ( FOTO )


Pique dhe Shakira jan duke bërë pushime në Miami, dhe kan vizituar parkun ujor.
Duket se dashuria mes Shakira dhe Gerard Pique po lulëzon, dhe është dëshmuar fotot e tyre të përbashkëta në Twitter.
Futbollisti i Barcelonës dhe këngëtarja kolumbiane jan duke bër pushime në Miami. Dhe ndërsa vizituar parkun ujor, Pique fitoi një puthje nga një balenë vrastare, ndërsa e dashura e tij u ndal duke e shikuar dhe buzëqeshi.

Xherdan Shaqiri dëshmon se është shqiptar


Anësori i Bayernit të Munichut, Xherdan Shaqiri, e ka dëshmuar prejardhjen e tij. Ai këtë e ka bërë me anë të një foto të postuar në faqen e tij personale të fansave.
Shaqiri ka shfaqur tatuazhin e tij, që është asgjë tjetër pos shqiponjës dykrenare, e cila gjendet ne dorën e tij të majtë.
Shaqiri në faqen e tij ka 54 mijë fansa dhe kjo fotografi edhe njëherë ka demantuar kritikët e tij shqiptar, të cilët vazhdimisht e akuzonin Shaqirin pse nuk luan për kombëtaren shqiptare. /Telegrafi/


Burrat nuk do të mund ta mbijetonin orgazmën e femrës





Nëse një burrë do të përjetonte orgazmën, ashtu siç e përjetojnë femrat, ai do të binte i vdekur për toke.
Në marrëdhëniet seksuale është e mundur të maten të ashtuquajturat valët teta. Këto valë shkaktojë ndjenjën "etheve të garës" - të euforisë që e kanë përjetuar disa vrapues të maratonës.
Truri i femrës gjatë orgazmës lëshon 10 herë më shumë valë teta, sesa mashkulli. Pra, valët teta janë indikatorë të fuqisë së orgazmës, ndërsa femrat e arrijnë kulmin në mënyrën të cilën truri i mashkullit nuk do të mund ta duronte.
Ndoshta është e ashpër të thuhet, por e vërtetë është se në qoftë se forca e orgazmës femërore do të lirohej në trurin e mashkullit, do të ishte e mundur që ky shok ta vriste. Mu këtë arsye është e pamundur për të kryer një eksperiment të tillë në pjesën mashkullore të popullsisë.
Një studiuese u ndal në faktin se burrat kurrë nuk do të mund të bëhen gra, pa marrë parasysh operacioneve të ndërrimit të gjinive, ndërsa dëshmi për këtë janë faktet e sipërpërmendura. Ajo tha se ka një korrelacion të fortë ndërmjet transmetuesve nervorë të quajtur dopamine dhe ndjenjës së kënaqësisë. Eksitimi e shpejton pulsin, e shtynë gjaku në fytyrë - për çka skuqemi - ndërsa sytë shndritin nga efekti i dopaminës. Nëse do të ishte e mundur për të përcaktuar nivelin e dopaminës në trup, do të jetë e mundur po ashtu të matet kënaqësia e gruas. Tani për tani kjo është e pamundur.
Mu për faktin se është e parealizueshme të matet ajo se çfarë ndjenë partneri, psikologët rekomandojnë komunikimin e përbashkët dhe aktivitetet përmes të cilave partnerët do të ndiheshin më mirë. /Telegrafi/